Shkodra plot më turistë, vizitorët të mrekulluar nga resurset turistike

Sociale | 2 vite më parë

Shkodra vijon të mbetet një nga zonat që po tërheq një numër të madh vizitorësh nga vende të ndryshme të botës.

Këtë sezon veror, turistë të shumë kanë vizituar zonat e shumta turistike, duke filluar që nga zonat muzeale të qytetit, për të vijuar me zonat liqenore, bregdetare, apo ato malore.

Turistët shprehen të kënaqur me ç’ka ofron Shkodra, ndërkohë që theksojnë se do donin të qëndronin më gjatë.

“ E dua Shkodrën. Kam qëndruar vetëm një natë, do kisha dashur të qëndroja më gjatë . Jam nga Zelanda e re . Kam qenë në Shqipëri për 4 net, nuk kam qenë mjaftueshëm dhe do largohem sot për Mal të Zi. Në Shkodër kam vizituar plazhin”, shprehet turisti.

“Jemi nga Belgjika , po largohemi sot. Kemi qëndruar dy ditë , kemi vizituar zonat malore. Malet na kanë pëlqyer shumë. Janë një mrekullie Ballkanit . Po shkojmë drejt Tiranës, pasi nesër kemi fluturim”, shprehen turistët .

Numri në rritje i vizitorëve në Shkodër ka ardhur jo vetëm nga resurset e shumta dhe të mrekullueshme, por edhe nga atmosfera festive e krijuar nga Bashkia Shkodër, si në qytet, ashtu dhe në zonat e tjera turistike.

Gazetar: V. Omari

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme