Shkolla profesionale teknike – Interes nga të rinjtë, regjistrimet vazhdojnë deri në 30 shtator

Sociale | 2 vite më parë

9 klasa të 10-ta janë hapur për këtë vit shkollor pranë shkollës profesionale teknike në Korçë. Kjo tregon një interes të shtuar të të rinjve për të zgjedhur një nga drejtimet që kjo shkollë ofron, drejtime që i orientojnë ata drejt tregut të sigurt të punës.

Numri më i lartë i regjistrimeve është shënuar në drejtimin teknologji informacioni dhe komunikimi, teksa edhe drejtimet e tjera kanë pasur interesin e të rinjve.

Ky vit i ri shkollor ka nisur edhe me një lajm të mirë për nxënësit e kësaj shkolle. Këtë vit në shkollën profesionale teknike në Korçë në total në të gjitha drejtimet që ajo ofron ndjekin studimet rreth 490 nxënës.

Gazetare:Eriselda Dyrmishi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme