Shkuan për tetë ditë, dy astronautët amerikanë ngecin në hapësirë

Kur dy astronautë amerikanë u nisën në një mision provë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 5 qershor, ata prisnin të ktheheshin në shtëpi brenda pak ditësh. Por gjërat nuk shkuan siç duhej. Në fakt, Barry Wilmore dhe Sunita Williams janë ende atje, duke qëndruar lart mbi Tokë gati dy muaj më vonë.
Dyshja – të cilët kanë ngecur për një kohë të pacaktuar – tani përballen me perspektivën e papritur për të humbur krejtësisht verën dhe madje duke kaluar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në hapësirë.
Wilmore, 61 vjeç dhe Williams, 58, fluturuan me një anije kozmike Boeing Starliner në stacion. Ishte fluturimi i parë i këtij lloji me njerëz në bord dhe ishte një provë e krijuar për të parë se si funksionon anija e re kozmike përpara se të përdoret më rregullisht.
Tashmë për kthimin e tyre në tokë po shqyrtohet bashkimi i tyre me dy astronautë në një misioni tjetër që është planifikuar të nisë në shtator, dhe kthimi i tyre në tokë me atë mision në shkurt 2025.
Në njoftimet dhe intervistat e tyre, dy amerikanët janë shprehur optimistë për situatën, paçka se kanë mbetur në hapësirë.
“Unë nuk po ankohem që jemi këtu për disa javë shtesë,” tha Williams muajin e kaluar. Edhe pse astronautët do të kalojnë shumë më tepër kohë në hapësirë sesa kishin planifikuar fillimisht, të tjerët kanë kaluar periudha shumë më të gjata mbi sipërfaqen e Tokës.
Rusi Valeri Polyakov kaloi 437 ditë në hapësirë në bordin e stacionit hapësinor Mir në mesin e viteve 1990.
Gazetar: Artur Mata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




