Shllaku çel sezonin turistik 2026, zv.kryetarja e bashkisë: Turizmi, prioritet kryesor. Banorët, shembull qëndrueshmërie
Shllaku, një ndër zonat me potencial të veçantë dhe resurse të pasura turistike, vetëm 20 km larg Vau Dejësit, ka çelur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2026, duke synuar të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.Iniciativa ishte e banorit të zonës Mark Gjeka e cila u mbështet edhe nga bashkia Vau Dejës. Zv.kryetarja e Bashkisë, Aleksandra Gjoni vuri theksin tek banorët e zonës të cilët nuk kanë zgjedhur të migrojnë port ë qëndrojnë e investojnë në Shhllak.
“Ne si bashki turizmin e kemi plan kryesor apo prioritet në bashkinë tonë, pasi ne kemi një natyrë të jashtëzakonshme e cila është shumë e bukur dhe i ka të gjitha bukuritë e saj natyrore të gërshetuara shumë mirë njëra me tjetrën. Po arsyeja tjetër është sepse ju ka juve që jeni njerëz shumë punëtorë, që jeni vazhdimisht të angazhuar për ta promovuar këtë vend dhe të gjitha këto bukuri edhe jeni të gatshëm të punoni me punë të jashtëzakonshme pavarësisht vështirësive që keni”, u shpreh Gjoni.
Në kuadër të kësaj hapjeje, u organizua një aktivitet promovues në natyrën piktoreske të zonës, ku të pranishmit patën mundësinë të shijojnë bukuritë natyrore, ajrin e pastër dhe ofertat turistike që Shllaku ofron, si kampingu, lundrimi dhe aktivitetet rekreative.Ky event shënon një hap të rëndësishëm në promovimin e Shllakut si një destinacion turistik gjithëvjetor, duke vënë në pah potencialin e tij për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm natyror.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




