Nën akuzë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, kreu i KPP lihet në detyrim paraqitje, pezullohet nga detyra

Aktualitet | 1 vit më parë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka komunikuar këtë të hënë (30 qershor) akuzën për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyrit lidhur me tenderin 2.29 milionë euro për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit.

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka caktuar ndaj Myzyrit “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si dhe masën “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Sipas SPAK, bëhet fjalë për procedurën e prokurorimit për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, procedura ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë, duke favorizuar  bashkimin e operatorëve ekonomik; A.M., dhe D.-1., ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

SPAK po heton gjithashtu tre anëtare të tjerë për abuzime në tendera të ngjashëm gjatë periudhës 2020-2023.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme