Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, Lamallari publikon pamjet nga aksioni në Durrës: Nuk do të lejojmë të kthehen në territore krimi

Aktualitet | 5 muaj më parë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga aksioni i Policisë në Durrës, ku u arrestuan 9 persona të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave.

Përmes një reagimi në Facebook, Lamallari theksoi se shkollat duhet të mbeten zona me siguri absolute dhe paralajmëroi tolerancë zero ndaj çdo aktiviteti kriminal që cenon të rinjtë.

Ai e cilësoi operacionin si një mesazh të qartë për këdo që tenton të rrezikojë sigurinë e fëmijëve.
Ministri nënvizoi gjithashtu se, përmes projektit “Smart City”, synohet një transformim i sistemit të sigurisë në shkolla dhe në hapësirat publike përreth tyre.

Sipas Lamallarit, përdorimi i teknologjisë, monitorimit inteligjent dhe reagimit në kohë reale do të forcojë luftën ndaj aktiviteteve kriminale, veçanërisht atyre që prekin të rinjtë.

“Shkollat duhet të jenë zona sigurie absolute, jo territore ku krimi mund të depërtojë.

Arrestimi i 9 personave Durrës, që shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave është një mesazh i qartë për këdo që tenton të cenojë sigurinë e fëmijëve tanë. Me zbatimin e projektit “Smart City”, do të ridimensionojmë tërësisht sigurinë në shkolla dhe në hapësirat publike përreth tyre.

Teknologjia, monitorimi inteligjent dhe reagimi në kohë reale do ta bëjnë shumë më të fortë goditjen ndaj çdo aktiviteti kriminal që prek të rinjtë dhe jo vetën”, shkruan Lamallari.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme