Shpërndarja e teksteve shkollore, procesi përfundon në fund të javës

Arsim | 2 muaj më parë

Shpërndarja e teksteve shkollore ka nisur prej një jave për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar. Prindërit së bashku me fëmijët i janë drejtuar institucioneve edukuese për të tërhequr paketën e librave të këtij viti shkollor. Të emocionuar, nxënësit na rrëfejnë për preferencat që kanë për librat.

Këtë vit do të përfitojnë libra të rinj, pa qenë nevoja t’i dorëzojnë në fund të vitit, nxënësit e klasave nga e para në të shtatë. Ndërsa nxënësve të klasave të 8-ta dhe të 9-ta do t’u shpërndahen tekste në përdorim, të cilat në fund të vitit do të dorëzohen për t’u përdorur nga brezi pasardhës.

Mësuesit thonë se të gjitha tekstet që merren në përdorim kalojnë gjithmonë nga komisioni i vlerësimit në shkollë, i cili vendos nëse do të mbahet në përdorim edhe këtë vit apo jo.

Procesi i shpërndarjes së teksteve po vijon me ritme të shpejta dhe pritet të përfundojë në fund të kësaj jave, me qëllim që gjithçka të jetë gati më 14 shtator, kur dhe do të nisë viti i ri shkollor.

Përfitues nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm dhe të lartë.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme