Shpërthen bombola e gazit, merr flakë një banesë në Kukës, s’ka persona të lënduar

Një banesë është përfshirë nga flakët në Kukës mëngjesin e kësaj të diele (16 qershor). Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit, si pasojë e shpërthimit të bombole gazi.
Zjarri është përhapur, sipas dëshmitarëve, nga rrjedhja e gazit në njërën prej banesave, pikërisht asaj të katit të tretë e më pas ka përfshirë edhe banesën e katit të katërt.
Forcat e zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin. Ndërkohë zjarri i rënë fatmirësisht nuk ka shënuar të lënduar por vetëm dëme materiale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




