Shpërthim në një xhami në Pakistan, të paktën 31 të vdekur dhe qindra të plagosur

Botë | 9 muaj më parë

Të paktën 31 persona janë vrarë dhe 169 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një xhami në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

Shpërthimi ndodhi në xhaminë “Khadija Tul Kubra” në zonën Tarlai Kalan.

Hetimet e brendshme sugjerojnë se pas sulmit qëndron grupi taleban i Pakistanit, ose Tehrik-i-Taliban Pakistan (TTP), thanë burime policore për CNN ndërsa deri më tani nuk ka reagim zyrtar nëse ishte një kamikaz.

Numri i të vdekurve e bën sulmin më vdekjeprurës në vend që nga shpërthimi në xhaminë e Peshawarit në janar 2023.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme