Shpërthimi me 2 të plagosur në Tepelenë, dalin pamjet nga vendngjarja
Pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua në fshatin Mamaj të Tepelenës ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas shpërthimit të një lënde plasëse, kanë dalë edhe pamjet e banesës ku ka ndodhur shpërthimi.
Në vendin e shpërthimit, janë vendosur forcat e policisë, ku ka nisur edhe hetimi për shkaqet e kësaj ngjarjeje ku mbetën të plagosur dy të rinj, të moshës 28 dhe 36 vjeç.
Dy të rinjtë ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar fillimisht në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër dhe më pas për shkak të gjendjes kritike janë transportuar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Ndërkaq, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




