Shpërthimi në Tepelenë, policia: Lënda plasëse pranë banesës së një prej të plagosurve. Nisen drejt Traumës dy të rinjtë

Aktualitet | 6 muaj më parë

Policia e Tepelenës ka dhënë informacione zyrtare për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Mamaj, ku mbetën të plagosur dy persona, shokë me njëri-tjetrin.

Sipas policisë, rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj.

Shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme