Shqipëria dhe UNICEF-i avancojnë politikat e përbashkëta për mbrojtjen e fëmijëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një vizitë pune në zyrat e UNICEF.
Koçiu bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për avancimin e politikave të përbashkëta për mbrojtjen e fëmijëve.
“UNICEF është partneri ynë i kahershëm dhe Murat Sahin, është një mik i mirë dhe drejtues i përkushtuar, me të cilin do të vazhdojmë rrugën tonë të përbashkët për mbrojtjen e fëmijëve dhe përmirësimin e shërbimeve sociale”, u shpreh ministrja.
“Me shumë dashuri dhe përkushtim, do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar një të ardhme të sigurt për çdo fëmijë në Shqipëri,” tha Koçiu.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




