“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan Donald Trump nuk i kursen fjalët e mira për Shqipërinë duke i bërë marketingun më të mirë të mundshëm në sytë e gjithë botës. Pas pamjeve të mrekullueshme të natyrës shqiptare që ndau më herët, të shoqëruara dhe me një këngë të njohur shqiptare, Ivanka Trump ka postuar sërish një pamje mbresëlënëse nga bregdeti shqiptar, por këtë herë i ka shtuar dhe një prekje fjalësh. “Shqipëria është magjike”, shkruan në anglisht vajza e Presidentit të SHBA-ve.

Kujtojmë se prej së mërkurës, Ivanka Trump ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri, duke nisur nga Vlora, ku u takua me një grup arkitektësh si dhe me kryeministrin Edi Rama. Në fokus të vizitës mbeten investimet në Shqipëri, kryesisht në bregdet. Mbrëmjen e kaluar ajo ka mbërritur dhe në kryeqytet, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




