Shqipëria gjen fitoren e parë, mund Maqedoninë e Veriut

Shqipëria në volejboll për meshkuj ka arritur të rrëmbejë fitoren e parë në Ligën e Argjendtë, Grupi B, duke mundur Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3-1. Në sfidën e zhvilluar në Shkup, mund të thuhet se ishte gjithçka pothuajse në ekuilibër, me kuqezinjtë më të kujdesshëm që arritën të fitojnë setin e parë 25-23.
Në setin e dytë vendasit u treguan më këmbëngulës dhe arritën të fitojnë me rezulttatin 25-20, por kuqezinjtë u përgjigjën menjëherë në setin e tretë, 25-17. Në setin e katër, që ishte mjaft interesant për mënyrën se si reaguan skuadrat, kuqezinjtë arritën të triumfojnë 25-22, i gjithë takimi 3-1.
Shqipëria ndodhet në kuotën e 4 pikëve, vendi Iikatërt, po aq sa Maqedonia e Veriut e vendit të tretë, ndërsa në vendin e parë ndodhet Rumania me 8 pikë. Vendi i fundit mbahet nga Bosnja me 2 pikë.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




