Shqipëria konsolidon pozicionin si destinacion turistik në rritje, Gonxhja: 1.14 milion vizitorë të huaj në maj, Lituania kryeson listën e vizitorëve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka bërë publike shifrat e vizitorëve të huaj për muajin maj 2026, duke konfirmuar vijimin e trendit pozitiv të turizmit në Shqipëri.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit maj 2026, Shqipëria mirëpriti 1,143,595 vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje prej 16% krahasuar me majin e vitit 2025.
Ministri thekson se kjo ecuri pozitive pasqyron besimin në rritje ndaj Shqipërisë si destinacion turistik, investimet publike dhe private në infrastrukturën turistike, zgjerimin e kapaciteteve akomoduese, promovimin e vazhdueshëm ndërkombëtar dhe kalendarin gjithnjë e më të pasur të aktiviteteve gjatë gjithë vitit.
Në renditjen e tregjeve me rritjen më të lartë të vizitorëve, kryeson Lituania me një rritje spektakolare prej 273%, e ndjekur nga Danimarka me 253%, ndërsa rritje të forta janë regjistruar edhe nga Finlanda (+83%), Polonia (+80%) dhe Irlanda (+63%).
Nga ana tjetër, Kosova mbetet tregu kryesor burimor me 321,714 vizitorë, ndërsa Italia renditet e dyta me 120,344 vizitorë, duke dhënë kontributin më të madh në numrin total të turistëve të huaj që vizituan vendin gjatë muajit maj.
Rritja e vizitorëve sipas shteteve të origjinës:
- Lituania: +273%
- Danimarka: +253%
- Finlanda: +83%
- Polonia: +80%
- Irlanda: +63%
- Izraeli: +48%
- SHBA: +37%
- Kanadaja: +37%
- Mbretëria e Bashkuar: +32%
- Suedia: +26%
- Republika Çeke: +25%
- Belgjika: +24%
- Italia: +24%
- Franca: +21%
- Portugalia: +19%
- Kosova: +15%
Sipas ministrit Gonxhja, rritja e interesit nga tregje të rëndësishme evropiane dhe ndërkontinentale, përfshirë SHBA-në, Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar, konfirmon atraktivitetin në rritje të Shqipërisë për turistët që kërkojnë natyrë, kulturë, eksperienca autentike dhe mikpritje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




