Shqipëria mund Maqedoninë e Veriut dhe ngjitet në vend të dytë

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Shqipëria në volejboll për meshkuj ka arritur të rrëmbejë fitoren e dytë në ndeshjen e katërt të Grupit B në Ligën e Argjendtë duke mundur Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3-1. Në sfidën e zhvilluar në Tiranë, në sallën e lojërave në Farkë, gjithçka u dominua nga të besuarit e trajnerit Jani Melka, që mposhtën për herë të dytë përfaqësuesen e vendit fqinj.

Kuqezinjtë e nisën gjithçka në mënyrën e duhur, duke fituar setin e parë me rezultatin 25-20. Në të dytin maqedonasit reaguan dhe arritën të fitojnë me rezultatin 25-20. Seti i tretë foli totalisht për kuqezinjtë që fituan 25-16. Një garë e fortë u zhvillua në setin e katërt ku Shqipëria arriti të fitojë 25-22(3-1).

Një fitore e rëndësishme për Shqipërinë, që synon kualifikimin, një vend në “Final Four”. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit, Rumania kryesuese arriti të mposhtë Bosnjen me rezultatin 3-1. Rumania mban vendin e parë me 11 pikë, ndërsa Shqipëria në vendin e dytë me 7 pikë, ndjekur nga Bosnja me 4 pikë dhe Maqedonia e Veriut me 2 pikë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Matches Rank Team Results Details Total Won Lost 3-0 3-1 ROMANIA 3-2 2-3 2 1-3 0-3 0-3Pts Pts ALBANIA 2 2 3 2100011 NORTH MACEDONIA 4 1 020110 BOSNIA & HERZEGOVINA 1 1001204 3 0010122"

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme