Shqipëria ndihmohet nga avionë të huaj për shuarjen e zjarreve

Si përgjigje ndaj situatës së zjarreve në vend, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile. Që nga mëngjesi i sotëm, dy avionë Air Tractor Fire Boss nga Forcat Ajrore suedeze dhe një avion Canadair nga Forcat Ajrore kroate kanë mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Këta avionë, që operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës, po mbështesin nga ajri ekipet zjarrfikëse, forcat e emergjencave civile lokale dhe trupat e Forcave të Armatosura.
Ata po punojnë së bashku nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit që vazhdojnë të jenë aktive në zonat e Mallakastrës dhe Finiqit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




