Shqipëria, nga viti 2022, anëtare jo e përhershme e KS të OKB-së

Politikë | 5 vite më parë

Me një përqindje të lartë pjesëmarrësish në proces votimi, Shqipëria ka kaluar pragun e votave të nevojshme si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KOmbeve të bashkuara. Televizioni Publik ka siguruar dokumentin e Komisionit Zgjedhor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që tregon konkluzionin e votimit që i jep vendin Shqipërisë në këtë Këshill për vitin 2022-2023. 
84 nga 115 vendet me të drejtë vote në OKB kanë marrë pjesë në votimin që caktoi Shqipërinë, Korenë, Ireland, Sri Lanka dhe Mexicën anëtare të Këshillit të sigurimit për vitin e ardhshëm, bën të ditur Komisioni. 
Procesi që u njoftua pak ditë më parë edhe nga Ministria e Jashtme, por ka qenë prej disa kohësh objekt lobimi i politikës së jashtme të Shqipërisë, e bën vendin për herë të parë aktore të një një tryeze që shqyrton çështje emergjente konfliktesh ose të një procedure rekomanduese për shtete që i drejtohen kësaj strukture. 
Raportimi në Këshillin e sigurimit është një procedurë që përfshin aktualisht edhe Kosovën që nga rezoluta 1344 e pas krizës me Serbinë dhe mbrojtjes që mori nga Nato. 
Vetë Shqipëria është kandidaturë e dalë nga vendet e Europës Lindore, gjeografi kjo që përfaqësohet aktualisht nga Estonia në Këshillin e Sigurimit që do të duhet të lërë më 1 janar për t’Ia kaluar Shqipërisë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme