Shqipëria pjesë e mekanizmit europian për Mbrojtjen Civile, Varhelyi: Qëndrojmë bashkë në fatkeqësi

Një hap madhështor e ka konsideruar komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi anëtarësimin e Shqipërisë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.
Varhelyi thotë se ky mekanizëm bashkon ndihmën e shumë njerëzve në momente fatkeqësisht natyrore dhe bashkon ekspertizën e shumë vendeve.
“Një tjetër hap madhështor. Shqipëria u bë anëtare e EUCivPro , sistemit të menaxhimit të rrezikut të fatkeqësive. Në momente fatkeqësish, mund të mbështeteni në ndihmën e shumë njerëzve. Ky mekanizëm ka të bëjë me solidaritetin e vërtetë që ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon ekspertizën së bashku”, shkroi Varhelyi në Twitter.
Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile një ditë më parë dhe marrëveshja u nënshkrua mes Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Komisionerit Europian për Mbrojtjen Civile, Janez Lenarçiç.
Kjo marrëveshje do të thotë se në rast fatkeqësi natyrore në vendin tonë është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e BE, e cila vë menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes europiane me mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




