Shqipëria rikthehet në Ligën e Europës

Shqipëria në volejboll për meshkuj rikthehet pas tre vitesh në Ligën e Europës, teksa do të jetë përsëri pjesëmarrëse në grupin e argjendtë. Kështu nga 25 maj – 12 qershor 2022 do të jetë përballë Maqedonisë së Veriut, Rumanisë dhe Bosnje-Hercegovinës, ndërsa janë shtatë skuadra, atje ku dy të parat e çdo grupi kalojnë në fazën Play-off, pas së cilës fituesja kalon automatikisht në Ligën e Artë. Ndeshja e parë e Shqipërisë do të jetë ndaj Rumanisë në Tiranë.
Më pas udhëtohet drejt Bosnje-Hercegovinës. Për të vijuar në një tjetër transfertë si ajo e Maqedonisë së Veriut. Me maqedonasit e boshnjakët në fushën tonë për ta mbyllur këtë fushatë në transfertën rumune. Me maqedonasit Shqipëria ka luajtur në Ligën e Europës më 2017-ën, kurse me rumunët gjithçka ishte për kualifikueset e Kampionatit Europian, që sapo u zhvillua në shtator, ku dhe doli fitues Italia. Faza finale e Ligës së Europës, grupi i argjendtë, do të zhvillohet në Hungari më 18-19 qershor 2022. Shpresohet në një përfaqësim dinjitoz të kuqezinjve të drejtuar nga Jani Melka.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




