Shqipëria shënon progres në qeverisjen fiskale! Renditja reflekton përmirësimin e raportimit dhe forcimin e kuadrit ligjor

Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm pozicionin e saj në Treguesin Ndërkombëtar të Transparencës së Shpenzimeve Tatimore, duke u renditur në vendin e 48-të mes 116 vendeve të përfshira në kete vlerësim.
Sipas raportit më të fundit, Shqipëria ka grumbulluar 51.73 pikë nga 100, duke u ngjitur me 26 vende. Ky rezultat konsiderohet një tregues i progresit në rritjen e transparencës fiskale dhe përmirësimin e administrimit të financave publike.
Sipas Ministrisë së Financave, vlerësimi reflekton forcimin e kuadrit ligjor për raportimin e shpenzimeve tatimore, publikimin më të rregullt të të dhënave mbi përjashtimet dhe lehtësitë fiskale, si edhe përmirësimin e metodologjive të raportimit në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Sipas raportit progesi lidhet me avancimin edhe te reformave te viteve të fundit në administrimin fiskal si dhe përpjekjet për të rritur llogaridhënien publike, në një kohë kur transparenca mbi lehtesite tatimore është kthyer në kriter të rëndësishëm për institucionet financiare ndërkombëtare dhe ne procesin e integrimit te Shqiperise drejt Bashkimit Europian.
Versioni i përditësuar i indeksit, publikuar në maj 2026, ka sjellë kritere më rigoroze vlerësimi, me fokus më të madh te analiza e ndikimit fiskal dhe aksesueshmëria publike e informacionit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




