Shqipëria tërheq austriakët, prej ditësh turistët po eksplorojnë natyrën në Kukës

Me kamper vanin e tyre të pozicionuar në një periferi të Kukësit, me një panoramë në sfond të mrekullueshme siç e ofron liqeni i Kukësit, çifti i turistëve nga Austria janë të impresionuar nga vendi.
“Vij nga Austria së bashku me gruan time, prej 5 ditësh ndodhemi në Kukës, po kalonim në këtë rrugë dhe pamë këtë pamje brilante, ndaluam dhe vendosëm të flemë këtu. Këtu afër është një restorant, gatimet ishin speciale, shërbimi korrekt dhe stafi shumë miqësor”, u shpreh turisti.
Pas qëndrimit në Kukës, turistët do të vazhdojnë eksplorimin drejt Komanit.
“Do të shkojmë në Koman, nuk kam qenë asnjëherë, e kam parë në disa revista në Austri, prandaj do ta vizitoj nga afër, dukej magjike. Do të largohem nga këtu që të kthehem përsëri në qershor”, tha një turist.
Gjatë gjithë vitit vendi ynë, është vizituar nga turistë të ardhur nga e gjithë bota, e që largohen me përshtypjet më të mira.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




