Shqipëria U19, start me një humbje në Ballkaniadë

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Shqipëria e moshës deri në 19 vjeç në volejboll për vajza e ka nisur me humbje Kampionatin Ballkanik, i cili është duke u zhvilluar në Beograd. Një kampionat me pesë skuadra, atje ku përveç përfaqësueses sonë merr pjesë dhe Turqia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Në ndeshjen e parë, e cila është luajtur të martën pasdite, kombëtarja jonë është vënë përballë Turqisë.

Është munduar të bëjë rezistencë, por deri në një farë mase, sepse më pas gjithçka është dominuar nga Turqia. 25-17 seti i parë për Turqinë. 25-16 i dyti për Turqinë dhe 25-17 i treti po për Turqinë dhe në harkun kohor të një ore e 20 minuta ndeshja ka përfunduar me humbje 0-3 për kombëtaren tonë.

Me të njëjtin rezultat Serbia ka fituar ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa setet i ka marrë 25-15, 25-19 dhe 25-15. Në ditën e dytë të ballkaniadës, Shqipëria është pushim, kurse i gjithë aktiviteti përfundon më 3 korrik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme