Shqipëria, vlerësime maksimale nga struktura komanduese e NATO-s

Aktualitet | 2 vite më parë

Ministri shqiptar i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili po vazhdon vizitën e tij në SHBA, ka patur taime në Komandën e NATO-s për Transformim (ACT) dhe Komandën e Bashkuar të Aleancës në Norfolk, Virginia.

Në një postim në rrjetet sociale, zoti Vengu thekson se me Admiral Vandier diskutuam mbi rëndësinë e procesit të transformimit strategjik të NATO-s për të përballuar rreziqet dhe sfidat aktuale dhe të ardhshme.

“Inovacioni, mbrojtja kibernetike, kompleksi i bazës industriale dhe procesi i planifikimit të kapaciteteve të mbrojtjes ishin tema me interes të veçantë për vendin tonë, veçanërisht në këtë periudhë intensive të miratimit të buxhetit të mbrojtjes për vitin 2025” nënvizon ministri Vengu.

Në takimin me Admiral Perry, zoti ka vlerësuar rolin e Komandës së Bashkuar të Norfolk-ut në arkitekturën gjeografike për sigurinë e linjave të komunikimit në Atlantik.

“Zhdërvjelltësia e mobilitetit ushtarak, me impakt madhor në agjendën e shkurajimit dhe mbrojtjes së Aleancës, lidhet ngushtësisht me promovimin dhe investimet tona në kapacitete dhe infrastrukturë” shkruan ministri Vengu.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes Pirro Vengu nënvizo se Shqipëria do të vijojë të mbështesë si politikisht strukturën komanduese të NATO-s, ashtu edhe me personel, për të cilët mora një vlerësim maksimal nga lidershipi i të dy komandave.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme