Shqiponjat dhe FNSH në gatishmëri, Noka apel Ramës: Largoji! Ose të gjithë në Surrel

Aktualitet | 2 vite më parë

Forcat policore të pozicionuara te ish-sheshi Shqiponja kanë shtrënguar radhët duke kërkuar zhbllokimin e aksit rrugor.

Deputeti demokrat Flamur Noka i është afruar drejtuesit të policisë duke kërkuar që të largohen, pasi për protestën është dhënë leje deri në orën 20:00.

Noka akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e acaron më tej situatën me efektivët dhe vala e protestës rrezikon të shkojë drejt shtëpisë së tij.

“Duhet të tërheqë narko-policinë nga provokimi i qytetarëve. Në të kundërt sot destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli. Çdo provokim i qytetarëve paqësorë do të ketë një përgjigje: të gjithë drejt Surrelit. Asnjë rrugë tjetër nuk ka po nuk i larguan në mënyrë urgjente,“ paralajmëroi Noka.

Policia, e përforcuar me punonjës me skafandra dhe maska kundërgaz, krijoi një kordon sigurie gjatë mbasdites, duke mos lejuar që të zgjatet perimetri i protestës.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme