Shtatori rrit interesin për muzetë – “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës” pret 3 mijë vizitorë

Edhe në përfundim të sezonit veror vazhdon interesi nga ana e turistëve për të vizituar muzetë e Shkodrës. Një prej tyre është Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës, i cili këtë vit ka pritur mbi 3000 vizitorë , kryesisht të huaj.
Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës ofron një hapësirë që dokumenton historinë e vuajtjeve të të burgosurve politikë.
Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës ekspozon objekte, fotografi, dëshmi dhe dokumente të lidhura me periudhën komuniste në Shqipëri, duke përfshirë jetën e të përndjekurve politikë. Çdo vit e më tepër ky muze po tërheq vëmendjen e vizitoreve nga e gjithë bota si një nga vendet identitare të historisë së Shkodrës komuniste.
Gazetar: M. Rakaj
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




