Shtëpia e Bardhë: Izraeli e miratoi propozimin e fundit për armëpushim në Gaza

Izraeli ka nënshkruar propozimin e fundit të SHBA-së për armëpushim për Gazën përpara se ai t’i dërgohej grupit palestinez Hamas, tha të enjten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Presidenti Donald Trump dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff ia dorëzuan propozimin Hamasit pasi Izraeli e miratoi atë, tha ajo.
“Mund të konfirmoj gjithashtu se këto diskutime po vazhdojnë dhe shpresojmë që të arrihet një armëpushim në Gaza në mënyrë që të mund t’i kthejmë të gjithë pengjet në shtëpi”, tha Leavitt në një konferencë për shtyp.
E pyetur nëse Hamasi e kishte pranuar propozimin, ajo tha: “Me sa di unë, jo”. Reuters
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




