Shtëpia e Bardhë: Rritja e pranisë ushtarake në Lindjen e Mesme, masë parandaluese për uljen e tensioneve

Botë | 2 vite më parë

Shtetet e Bashkuara po u thonë qytetarëve të saj të largohen nga Libani dhe po vendosin më shumë fuqi ushtarake në Lindjen e Mesme si masa parandaluese dhe mbrojtëse, tha të dielën Jonathan Finer, zëvendës këshilltar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Tensionet rajonale janë rritur pas vrasjes të mërkurën të njërit prej drejtuesve të grupit islamik palestinez Hamas, Ismail Hanijeh në kryeqytetin iranian Teheran një ditë pasi një sulm izraelit në kryeqytetin e Libanit Bejrut vrau Fuad Shukrin, një komandant të lartë ushtarak të grupit libanez, Hezbollahut. Të dyja grupet mbështeten nga Irani.

“Qëllimi ynë është de-përshkallëzimi, qëllimi ynë është parandalimi, qëllimi ynë është mbrojtja e Izraelit,” tha Finer në një intervistë për “Face the Nation” të CBS.

Tensionet rajonale janë rritur pas vrasjes së Ismail Haniyeh, udhëheqësit më të lartë të Hamasit, në Teheran të mërkurën, një ditë pasi një sulm izraelit në Bejrut vrau Fuad Shukr, një komandant i lartë ushtarak nga grupi libanez Hezbollah , i cili ashtu si Hamasi mbështetet nga Irani. .

Shqetësimet se lufta e Izraelit kundër militantëve palestinezë në Gaza mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, po shtohen.

Irani dhe Hamasi kanë fajësuar Izraelin për vrasjen e Hanijesë dhe së bashku me Hezbollahun, janë zotuar për hakmarrje. Izraeli as nuk e ka pranuar as nuk e ka mohuar përgjegjësinë.

Pentagoni tha të premten se do të vendosë avionë luftarakë shtesë dhe anije luftarake të marinës në rajon.

“Objektivi i përgjithshëm është ulja e temperaturës në rajon, frenimi dhe mbrojtja kundër sulmeve dhe shmangia e konfliktit rajonal,” tha Jonathan Finer, zëvendës këshilltar për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, në një intervistë për televizionin CBS.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po përgatiten për çdo skenar të mundshëm, shtoi zoti Finer.

Zoti Finer përmendi faktin se ndezja e një konflikti rajonal ishte shumë e afërt në prill, kur Irani ndërmori një sulm me dronë në territorin izraelit me dronë dhe raketa.

Goditja nga Irani erdhi pas një sulmi të dyshuar izraelit ndaj konsullatës së Teheranit në kryeqytetin sirian Damask më 1 prill, ku u vranë shtatë pjesëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

“Shtetet e Bashkuara duan të jenë të përgatitura nëse kjo situatë paraqitet përsëri”, shtoi zoti Finer.

Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu të shtunën shpresën se Irani do të tërhiqej pavarësisht kërcënimit për t’u hakmarrë për vrasjen e Hanijesë.

“Nuk bëhet fjalë për një parashikim për ngjarje të ardhshme. Është një planifikim i kujdesshëm për ta dhe për qeverinë tonë,” tha zoti Finer në CBS

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme