Shtohen dhuruesit e gjakut – Që nga viti 2018, nuk ka asnjë të lindur talasamik në Lushnje

Këto gra talasemike të ardhura nga Fieri , po marrin gjak të siguruar nga mjekët e spitalit të Lushnjës. Dhuruesit e përhershëm janë shtuar, duke bërë të mundur gjetjen e sasisë ditore të gjakut që duhet çdo 21 ditë për këta të sëmurë.
“Sa më shumë dhurues të dhurojnë aq më mirë është për talasemikët. Duhet të ketë më shumë sepse kërkesa është e madhe”, tha një paciente.
Në ditën botërore të talasemisë, mjekja hematologe Arjana Zaka, shprehet se numri i talasemikëve që trajtohen në spitalin e Lushnjës është ulur. Që nga viti 2018 nuk ka asnjë të lindur talasemik në Lushnjë. Parandalimi i rasteve të reja është rezultat i punës sensibilizuese i mjekësisë shqiptare.
“I vetmi problem që kemi dhe vazhdon të jetë është në të gjithë botën është mungesa e gjakut, jemi munduar bashkë me bankën e gjakut për të plotësuar kërkesat por vazhdon ende të jetë në deficit”, tha mjekja hemtaloge Arjana Zaka.
Rreth 150 talasemikëve që marrin gjak çdo 3 javë në Lushnjë u është siguruar doza e nevojshme si rezultat i dhurimeve vullnetare.
Megjithatë këto dhurime janë të pamjaftueshme ndaj edhe këtë ditë mesazhi i mjekëve dhe pacientëve mbetet , dhuroni gjak sa më shumë për të ndihmuar të sëmurët.
Gazetare: S. Mlloja
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




