Shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në vend, aktive vetëm një në Skrapar

Aktualitet | 1 vit më parë

Gjatë 24 orëve të fundit, reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit të vendit kanë ndihmuar në shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit në Shqipëri. Aktualisht, vetëm një vatër mbetet aktive në fshatin Spatharë, njësia administrative Vëndreshë, bashkia Skrapar.

Vatrat e shuara të zjarrit:

Plan i Bardhë dhe mali i Allushit, bashkia Klos – U dogjën rreth 120 ha dhe u përshkuan rreth 350 ha me shkurre, pisha dhe lisa.

Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat – U dogjën rreth 20 ha dhe u përshkuan rreth 499 ha me shkurre, pisha dhe ah.

Gur i Bardhë, njësia administrative Xibër, bashkia Klos – Zjarri u neutralizua plotësisht.

Gurë-Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër – U dogjën rreth 55 ha dhe u përshkuan rreth 580 ha me shkurre, pisha dhe ah.

Qafa e Buallit, njësia administrative Bulqizë – Pavarësisht ndërhyrjes nga toka dhe ajri me helikopter, u dogjën rreth 22 ha dhe u përshkuan rreth 35 ha me shkurre, pisha dhe kullota.

Sipas parashikimeve sot priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë, ndërsa lokalisht të dobëta në qarqet e tjera të vendit. Rreziku i lartë për aktivizim të vatrave të zjarrit mbetet vetëm në qarkun e Fierit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme