Shuhet Gafur Dudaj, themeluesi i Barleti Volejit

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare biznesmeni i njohur vlonjat, Gafur Dudaj. Ai ishte president i Universitetit “Marin Barleti” në Tiranë, si dhe menaxher i suksesshëm i disa kompanive të tjera të biznesit. Për më tepër, ai ka kontribuuar për mbi dy dhjetëvjeçarë në mbështetjen e sportit të volejbollit në Shqipëri, duke nisur, në fillim të këtij mijëvjeçari, nga Teuta e duke vijuar me “Barleti Volejin”, një skuadër që ai e shndërroi në një më të suksesshmet në parketin shqiptar. Në fakt, skuadra u themelua në vitin 2003, me emrin Aulona, lindur nga dëshira e Dudajt, ndërsa në vitin 2005 ekipi u përfshi në strukturën e Universitetit “Marin Barleti”.

Në këtë moment, skuadra merr një emër të ri, atë të UMB Volej, ndërsa tanimë njihet si Barleti Volej. Për të gjitha këto, më 25 janar 2019, me rastin e 80-vjetorit të lindjes, Federata Shqiptare e Volejbollit, i pati dhënë z. Gafurr Dudaj titullin “Nderi i Volejbollit, teksa më afro 25 vite me radhë, ai ka dhënë një kontribut të madh për sportin e volejbollit, në zhvillimin e promovimin e këtij sporti, duke qenë gjithnjë pranë dhe pjesë e tij.

 Ndarja nga jeta e tij është një humbje e madhe për sportin shqiptar në përgjithësi dhe volejbollin shqiptar në veçantin dhe, në një postim në profilet e saj në rrjetet sociale,  Federata Shqiptare e Volejbollit i ka përcjellë familjes së tij, por edhe familjes së madhe të këtij sportit, ngushëllimet më të sinqerta.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme