Shumë të huaj për punë në Sarandë – Shoqata e Turizmit ngre shqetësimin për punëtorët

Saranda është kthyer tashmë në një prej destinacioneve më të frekuentuara nga turistë vendas e të huaj. Fluksi I vizitorëve po rritet çdo ditë e më tepër, por problem I më madhor që ka ky sektor gjatë sezonit veror ngelet mungesa e fuqisë punëtore. Kryetari I shoqatës së turizmit Arben Çipa pohon se çdo vit po mundohen që të angazhojnë punonjës të rinj duke rritur edhe pagat e tyre.
“Ka të paktën 3 vjet që fuqia punëtore është në krizë, po përdorim mekanizmat tonë për të përballuar punën duke shtuar vlerësimin e ekonomik për punonjësit, duke punuar edhe me orë më të zgjatura”, u shpreh Kryetari i shoqatës së turizmit, Arben Çipa.
Ndërkohë Çipa bëri me dije se gjatë kësaj periudhe drejtues të restoranteve, bareve e hotelerisë po marrin punonjës sezonalë nga vende të ndryshme të botës.
“Kompanitë me të cilat bashkëpunojnë me periudha të caktuara sidomos në gusht sjellin një numër përfaqësuesish të tyre të cilët na suportojnë në pjesën organizative dhe të implementimit të organeve. Është një suport sekondar”, u shpreh Çipa.
Kriza e mungesës së fuqisë punëtore nga viti në vit po kthehet në një ndër problemet kryesore për bizneset gjatë sezonit turistik ,pasi mund të çojë deri në falimentim të tyre.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




