Siguria në Ballkanin Perëndimor-Rama takohet me shefin e NATO-s, Mark Rutte

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama është takuar me kreun e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Mark Rutte. Rama shkruan se ky është takimi i parë me holandezin si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s.

“Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë holandeze”, shkruan Rama.

Ndërkaq, një ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Mark Rutte deklaroi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbetet i brishtë teksa foli për sulmin 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit.

Ai vuri në dukje brishtësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe shprehu mbështetje për përpjekjet për ruajtjen e sigurisë në rajon.

Gjithashtu,  Rutte falënderoi komandantin e KFOR-it për reagimin e shpejtë në vendosjen e trupave, duke mbrojtur infrastrukturën kritike nga dëmet e mëtejshme. Ai theksoi se NATO mbetet e përkushtuar për të siguruar zbatimin e mandatit të OKB-së nga KFOR-i

“Ne mbetemi të përkushtuar për të siguruar që KFOR-i të përmbushë mandatin e tij të OKB-së. Tani është thelbësore që të vërtetohen faktet dhe që përgjegjësit të mbahen para përgjegjësisë”, tha Rutte, duke bërë thirrje për një hetim të plotë mbi ngjarjen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme