Siguria në rrugë, të rinjtë më të ndërgjegjshëm për sigurinë rrugore gjatë pajisjes me patentë
Rritja e numrit të të rinjve që aplikojnë për t’u pajisur me leje drejtimi po shoqërohet edhe me një ndërgjegjësim më të madh për rëndësinë e sigurisë rrugore.
Të rinjtë shprehen se krahas dëshirës për të drejtuar një automjet, po i kushtojnë vëmendje të veçantë njohjes së rregullave të qarkullimit, me synimin për të qenë drejtues të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në rrugë.
Të intervistuarit tregojnë se kanë kaluar me sukses provimin e teorisë dhe tashmë janë në pritje të testit praktik. Sipas tyre, faza teorike i ka ndihmuar të kuptojnë më mirë sinjalistikën rrugore, prioritetet në qarkullim dhe rëndësinë e respektimit të rregullave për të shmangur aksidentet.
“Në disa raste jo, por shumicën e rasteve i kanë respektuar. Në kthej sa më shumë, në vende ku ka kryqëzime, duhet pasur kujdes, të respektohen tabelat”, u shpreh një i ri.
Leja e drejtimit funksionon me sistemin e 20 pikëve, të cilat hiqen për shkelje të rënda dhe të përsëritura të Kodit Rrugor. Drejtuesit që humbin totalisht pikët i nënshtrohen ri testimit teorik dhe praktik.
Gazetare: Geralda Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




