Siguria ushqimore, shërbimi veterinar në bashkinë Gjirokastër inspektime në terren

Shërbimi veterinar në drejtorinë e bujqësisë në bashkinë Gjirokastër gjatë kësaj periudhe ka shtuar inspektimet në terren, kryesisht në subjektet me risk, për garantimin e sigurisë së shëndetit të konsumatorëve .
Sipas përfaqësuesve të kësaj drejtorie me problematikë mbeten tregtarët ambulant.
Adelina Haxhiaj, përgjegjëse e sektorit të veterinarisë apelon për qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në blerjet ushqimore që kryejnë.
“Dalim çdo ditë në terren, kryesisht në tregun fruta –perime, tek dyqanet e tregtimit të mishit, peshkut apo tregtarët ambulant që shesin në trotuar“, tha ajo.
Shërbimi veterinar në bashkinë Gjirokastër do të vijojë inspektimet në terren për të evidentuar problematikat e mundshme përsa i përket sigurisë ushqimore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




