Simoni drejt Ingolshtadit, plani i Frankurtit me portierin shqiptar

Gjermani | 2 vite më parë

Ajntrakti i Frankfurtit beson se Simon Simoni ka ta ardhme të artë, por për momentin nuk e shikon si titullar. Për t’i dhënë më shumë minuta 19-vjeçarit, skuadra gjermane ka preferuar që ta huazojë në Ingolshtad.

19-vjeçari, i cili para një viti e gjysmë u transferua për shifrën rekord të 1 milionë eurove nga Dinamo tek Eintracht Frankfurt, do të ndryshojë ambient gjatë kësaj merkatoje, por vetëm përkohësisht. Drejtuesit e Eintracht Frankfurt kanë vendosur që ta huazojnë “gardiani” kuqezi tek skuadra e Bundesligës 3.

Te Frankfurt besojnë shumë tek cilësitë e Simonit, të cilit i kanë ofruar dhe një rinovim të kontratës, ndërsa në anën tjetër kanë arritur marrëveshjen me skuadrën që militon në ligën e tretë të Gjermanisë, në mënyrë që të marrë minuta e të jetë në formë, që edicionin e ardhshëm të jetë një alternativë me potencial për portën e Eintracht Frankfurt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme