Sindroma e stresit pas pushimeve, nuk identifikohet si gjendje patologjike pavarësisht ndjesisë

Vera është një stinë e preferuar për shumëkënd për arsye të panumërta. Një prej tyre janë pushimet dhe ndoshta kjo e bën këtë stinë të mezi pritur nga masa e gjerë. Deti apo mali, orët e gjata të ditës, argëtimi dhe shumëçka tjetër duket sikur marrin fund kur na duhet t’i themi “lamtumirë” pushimeve e t’i rikthehemi rutinës së punës. Miliona njerëz nëpër botë vuajnë nga “sindroma e stresit pas pushimeve”.
Mjeku psikiatër bën një analogji edhe me ankthin e fillim javës në punë apo sindromën e së hënës.
Pavarësisht shqetësimeve që krijojnë këto ndjesi nuk identifikohen si gjendje patologjike por ato mund të jenë derivat i situatave të akumuluara ku duhet hulumtuar.
Mbajtja e një balance mes punës dhe jetës personale, dedikimi kohë të racionalizuar vetes dhe miqve duke mos lënë mënjanë punën janë këshillat më të shpeshta që japin specialistët e shëndetit mendor për të kaluar më shpejt ndjesi të tilla.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




