Sinner, zemra nuk mjafton. Djokovic fiton me përmbysje

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Aventura e Jannik Sinner në Wimbledon përfundon në çerekfinale. Tenisti italian eliminohet nga Novak Djokoviç në fund të një sfide të bukur, emocionuese, në të cilën (për periudha të gjata) dominoi skenën. Italiani fitoi dy setet e para, duke treguar një lojë fluide dhe një seri goditjesh prej një kampioni, përpara se të dorëzohej përballë një kampioni.

Në setin e tretë Djokovic rikthehet në lojë, Sinner nuk ka se çfarë të bëjë përballë një kundërshtari të pamëshirshëm, i cili arrin të vendosë barazpeshën në rezultat. Sinner dëmtoi kyçin e këmbës duke u përpjekur të rikuperonte një top të shkurtër. Italiani, para fillimit të setit të pestë, shkoi në dhomat e zhveshjes për t’u kontrolluar. Djokoviç nuk humbi më asnjë goditje, thyen Sinner dhe shkon në gjysmëfinale.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme