Sistemi i prokurimeve publike, Rama: Shumë shpejt do të përdorim inteligjencën artificiale!

Ekonomi | 4 vite më parë

Qeveria shqiptare po punon një program konkret, i cili synon që  për sistemin e Prokurimeve Publike të vërë në punë inteligjencën artificiale, për të luftuar korrupsionin . Lajmin e dha kryeministri Edi Rama duke folur në Forumin e Klimës së Biznesit që u hap të hënën në Tiranë.

Ai tha se falë teknologjisë çdo gjë do të kontraktohet me partnerë ndërkombëtarë.

“Nga ky moment asnjë ministri dhe asnjë Komision i Vlerësimit të Ofertave, makth i im, që arrestohen për tendera, nuk do kenë më këtë punë. Do jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm, qeveria dhe Shqipëria do lehtësohen dhe raportet përkatëse do lehtësohen dhe ne do ngjitemi më lart në vlerësimin në luftën kundër korrupsionit” tha kryeministri Rama.

Gazetare Flutura Tota

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme