Situata ekonomike dhe politike në Liban, kreu i kishës maronite libaneze kërkon deportimin e refugjatëve sirianë

Botë | 4 vite më parë

Gjatë meshës së Pashkës, kreu i kishës maronite libaneze ka bërë thirrje që refugjatët sirianë të deportohen nga vendi i tij.  Bechara Boutros Al-Rai, shpreh se refugjatët sirianë po thanin burimet e shtetit të Libanit.  Një grup i pavarur për monitorimin e të drejtave të njeriut e ka akuzuar klerikun për gjuhë nxitëse kundër njerëzve që janë në situatë të brishtë.

Libani ndërkohë po përballet me kriza politike dhe ekonomike. Vlera e monedhës së tij ka rënë ndjeshëm, duke bërë që qindra mijëra persona të jetojnë në varfëri. Shumë luftojnë për të siguruar ushqim dhe medikamente.

OKB ka regjistruar më shumë se 820 mijë refugjatë sirianë në Liban por shifra mund të shkojë deri në 1.5 milionë. Ata janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës civile 12-vjhecare.

Popullsia e Libanit vlerësohet të jetë nën shtatë milionë banorë. Në mesazhin e tij të Pashkës. Patriarku Bechara pretendoi se refugjatët sirianë po shqetësonin sigurinë shoqërore dhe po konkurronin  me libanezët për të siguruar jetesën.

Ai gjithashtu akuzoi komunitetin ndërkombëtar për mbrojtje të refugjatëve sirianë ndërkohë që injorohet ndikimi negativ që ata kanë në Liban.  Edhe më parë patriarku Bechara ka bërë thirrje për deportim të refugjatëve, saktësisht të atyre nga Palestina.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme