Situata pas reshjeve drejt stabilizimit, bie niveli i lumenjve, po punohet në mbylljen e disa argjinaturave

Aktualitet | 11 muaj më parë

E diela ka sjellë  përmirësim të situatës së shkaktuar nga reshjet, ndërsa ka tërheqje të lumenjve. Niveli i Lumit Vjose është në ulje. Në qarkun Fier, ekipet e emergjencave janë në ndihmë të banorëve në fshatrat Çerven dhe Ferras, ku 25 banesa kanë prani uji. Ka tërheqje të ujërave edhe nga tokat bujqësore në Kashisht dhe Kafaraj.

Edhe lumi Seman është tërhequr në kuota të sigurta, me rënie prej 70 cm. Po mbahet nën monitorim situata ne fshatin Çukë të Sarandës, në argjinaturën e lumit Bistricë. Në bashkinë Berat, lumi Osum është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore në fshatrat e njësisë administrative Velabisht janë tërhequr në pjesën më të madhe. 

Ndërkohe në bashkinë Dimal situata po vjen drejt përmirësimit. Në Korçë, lumi Devoll ka ulur nivelin me disa centimetra. Uji është tërhequr nga njësitë Bulgarec, Vithkuq, Drenovë dhe Mollaj. Në fshati Sheqeras ka prani uji në sipërfaqet bujqësore. Po vijon puna për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Devoll dhe Dunavec. 

Sakaq në bashkinë e Pogradecit, janë evidentuar rreth 50 raste dëmesh në banesa dhe në 4 ura. Në bashkinë Lezhë vazhdon të jetë nën ujë një sipërfaqe rreth 220 hektarë. Vijon puna për riparimin e argjinaturës së dëmtuar në Lagunën Vain.  Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat kanë pësuar rritje, por janë brenda kuotave. Në bashkinë Kurbin po vijojnë punimet në shtratin e lumit Drojë. Në Mamurras rreth 300 ha tokë janë nën ujë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme