Situatë ironike në Kuvajt/ Komisioni parlamentar i Grave drejtohet vetëm nga burra

“Komisioni i Grave” i sapo emëruar në Kuvajt është bërë objekt talljesh dhe ironie online që prej formimit të tij të mërkurën, pasi është i përbërë nga tre burra. Ministria e informacionit të vendit dha lajmin se enti i ri përbëhet nga Saleh Theyab al-Mutairi, Osama Ahmad al-Munaëer e Osama Essa al-Shaheen. Por përdoruesit e mediave sociale nuk e pritën mirë zhvillimin. “Ju priftë e mbara zonja! Tre burra do të drejtojnë Komisionin e Grave në parlamentin e Kuvajtit”, shkruante me ironi një përdorues.
Disa komente të tjera ishin su më poshtë:
“Më mirë të ishte quajtur Komisioni i Përjashtimit të Grave”
“Askush nuk i ndihmon dot gratë përveç vetes së tyre. Për fat të keq do të jenë gjithnjë viktima të një shoqërie të dominuar nga meshkujt”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




