Skitë shqiptare përfundojnë Ses Cup

Ses Cup, apo kampionati i vendeve në zhvillim, që për katër ditë është zhvilluar në Kronoplatz të Italisë nën organizimin e Federatës Shqiptare të Skive, të martën është mbyllur zyrtarisht. Sllallomi gjigant ishte në marshin e dytë, ndërsa për femra vendin e parë e zuri izraelitja Noa Zolos me 2’35”37. Në vendin e dytë francezja Tea Lamborai me 2’35”63 dhe në të tretin japonezja Miho Mizutani me 2’35”74. Kiara Di Kamilo si e vetmja përfaqësuese e Shqipërisë zuri vendin e 35-të.
Për meshkuj fitues u shpall italiani Federiko Liberatore me 2’29”35. Në të dytin izraeliti Barnabas Zolos me 2’30”02 dhe në të tretin italiani Manuel Ploner. Erion Tola ishte i 37-ti, Deni Xhepa i 40-ti dhe Kevin Qerimi i 44-ti. Marsel Biçoku ishte i 67-ti në rrëshqitjen e parë me 1’32”38, por më pas nuk mori pjesë në të dytën, ndërsa Ezio Leoneti dhe Vasil Veriga nuk e përfunduan garën. Përgjithësish një organizim perfekt i Federatës Shqiptare të Skive, teksa kështu u përmbyll një aktivitet katërditor në alpet e Italisë, ku morën pjesë mbi 200 sportistë nga gati 35 shtete të botës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




