“Skodrinon” lundron mbi liqen, instalacioni artistik përcjell mesazh mjedisor në Ditën e Tokës
Në kuadër të Ditës së Tokës, në Shirokë u zhvillua etapa e fundit e aktivitetit “Projeksion mbi Liqen”, një iniciativë që ndërthur artin me ndërgjegjësimin mjedisor. Një figurë artistike e frymëzuar nga elementet e Skodrinonit u realizua përmes materialeve të ricikluara, kryesisht shisheve plastike të mbledhura në Liqenin e Shkodrës dhe në bregdetin e Velipojës. Instalacioni u vendos për të lundruar mbi sipërfaqen e liqenit, duke sjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për mbrojtjen e natyrës dhe reduktimin e ndotjes.
“Kjo etapë ka të bëjë me lundrimin e objektit. U skicua nga vet ë të rinjtë dhe u realizuar nga vetë ata. Simbolika është mirëmbajtja e ambientit, ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe përçimit të kësaj trashëgimie nga një brez në brezin tjetër”, tha Petrit Bilali, përgjegjës sektori DRTK Shkodër
Kjo figurë artistike mbi ujë shndërrohet në një thirrje për përgjegjësi ndaj mjedisit duke treguar se edhe mbetjet mund të marrin vlerë kur përdoren për qëllime ndërgjegjësuese. Në një ditë simbolike si Dita e Tokës mesazhi që përcillet mbetet i qartë për më shumë kujdes dhe vëmendje ndaj mjedisit dhe pasurive natyrore.
Gazetare: Blerta Cina
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



