Sllovenia: Ballkani Perëndimor çështje kyçe gjatë presidencës sonë të BE-së

Ministri i Jashtëm slloven, Anze Logar deklaroi se Ballkani Perëndimor do të jetë çështje kyçe e presidencës sllovene të radhës të BE-së, që do ta marrë më 1 korrik.
Këtë deklaratë zyrtari i lartë slloven e bëri gjatë një takimi me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani në kuadër të Forumit për Siguri Globale ”GLOBSEC 2021”, që po zhvillohet në Bratislavë.
Krahas zhvillimit dhe potencialit të raporteve bilaterale, në takim u fol edhe për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare në kuadër të kryesimit portugez të BE-së.
Logar dhe Osmani diskutuan veçanërisht për zgjerimin e BE-së.
Logar e siguroi Osmanin se Ballkani Perëndimor do të jetë çështje shumë e rëndësishme për presidencën sllovene të BE-në dhe se çështja kryesore e diskutimeve të mundshme joformale do të jetë Samiti për Ballkanin Perëndimor.
Logar dhe Osmani theksuan se kjo temë është e një rëndësie strategjike për BE-në./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




