Slot “godet” Sitin: Ndoshta Salah e di që ata nuk do të luajnë

Angli | 2 vite më parë

Vetëm disa ditë pasi udhëhoqi Liverpulin drejt një fitoreje bindëse ndaj Manchester City, trajneri Arne Slot hodhi një kunjë në drejtim të kampionëve të Premierligës, të cilët janë nën hetim mbi akuzat për një shkelje të supozuar të rregullave financiare.

Slot u pyet në një konferencë për shtyp për lajmet më të fundit mbi të ardhmen e Mohamed Salah, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe i cili tha të dielën se fitorja 2-0 ndaj Cityt mund të jetë ndeshja e tij e fundit kundër skuadrës së Pep Guardiolas në Anfield.

Duke buzëqeshur, Slot u përgjigj: “Ndoshta Mo di më shumë për 115 akuzat që janë bërë, kështu që ai pret që ata të mos jenë në Premier League sezonin e ardhshëm.”

Duhet thënë se trajneri holandez ka nënvizuar menjëherë se bëhej fjalë për shaka. City përballet me më shumë se 100 akuza, që shtrihen nga viti 2009 deri në vitin 2018, për shkelje financiare që dyshohet se janë kryer kur klubi po përpiqej të vendosej si forca më e madhe në futbollin anglez.

Dënimi mund të jetë po aq ekstrem sa përjashtimi nga Premier Liga. City i ka mohuar vazhdimisht akuzat në të gjitha seancat dëgjimore me dyer të mbyllura. Një vendim nuk pritet para fillimit të vitit të ardhshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme