Slot thyen heshtjen: Ika nga Liverpool duke e lënë ku e meritonte!

Angli | 5 muaj më parë

Në një letër të hapur të publikuar në “Liverpool Echo”, Arne Slot, mbajti një qëndrim për herë të parë pas vendimit të klubit për të shkarkuar.

47-vjeçari tregon se largohet krenar pas punës së bërë për dy vite në “Anfield Road”. “Jam i lumtur pasi po largohem duke lënë këtë klub pikërisht aty ku i takon, midis elitës së Evropës”, tha holandezi.

Edhe pse këtë sezon Liverpool-i i tij pësoi plot 20 humbje Slot arriti që të kualifikonte skuadrën në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Liverpool mësohet se do të hapë bisedime zyrtare me ish-trajnerin e Bournemouth, Andoni Iraola, i cili pritet që të jetë pasuesi i holandezit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme