“S’më flasin shkodranët nga frika”, kandidatja e PD-së debat me gazetarin në studio

Kandidatja PD-së për deputete në Shkodër për zgjedhjet e 11 majit, Senada Mehmeti është përfshirë në një debat me gazetarin Roland Qafoku në studion e emisionit “Ngjarja Kryesore”.
Mehmeti hodhi akuza nga Partia Socialiste për intimidim të qytetarëve të Shkodrës, teksa pretendoi se ata nuk i flasin kandidatëve të opozitës “nga frika”. Nga ana tjetër gazetari Qafoku e kundërshtoi, teksa tha se “shkodranët nuk kanë pyetur as për diktaturën.
Debati:
Qafoku: Unë nuk e besoj që një shkodran është i terrorizuar
Mehmeti: Hajde në Shkodër dhe shikoje a është i terrorizuar apo jo
Qafoku: Shkodrani nuk ka pyetur për diktaturën
Mehmeti: Ne jemi heronjtë e kohëve moderne dhe do i kthejmë edhe njëherë Shkodrës dinjitetin
Qafoku: Ti nuk je heroinë njëherë, freno këtu, çafër ke bërë ti që je heroinë?
Mehmeti: Ne po i qëndrojmë përballë terrorit që po bëhet në Shkodër dhe Shqipëri. Tani duhet të vdesim që të shpallemi heronj?
Qafoku: Këtë nuk e thash unë, e the ti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




