“Smërfët dhe Gargamela” shumë shpejt shfaqjet për fëmijë do rikthehen në Teatrin e Kukullave

Kulturë | 2 vite më parë

Këto janë ditët e fundit që vogëlushët e kryeqytetit do të ndjekin shfaqjet në sallën Tonin Harapi në Liceun Artistik, apo në salla të ndryshme, por edhe  së fundmi në qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ku u realizua shfaqja “Smërfët dhe Gargamela“ pasi shumë shpejt shfaqjet teatrale për fëmijë do të zhvendosen në Teatrin e Kukullave i cili prej vitit 2021 iu nënshtrua rikonstruksionit të plotë të godinës ndërsa shumë shpejt pritet të hapen dyert.

Shfaqjet e fëmijëve priten me padurim nga të vegjlit të cilët çdo fundjavë mbushin sallën ndërsa ndjekin me kuriozitet shfaqjet e përgatitura për ta nga trupa teatrore.

Këtë fundjavë vogëlushët e ndoqën shfaqjen nga  qendra  për Hapje dhe Dialog. “Smërfët dhe Gargamela” përcolli plot mesazhe dhe shumë argëtim me historinë e fshatit magjik të Smërfëve, ku baba smërfi dhe I frikësuari arrijnë të shpëtojnë ditën e cila u shoqërua më këngë dhe vallëzime, nga ana tjetër Gargamela me planet e tmerrshme nuk ia del të trazojë fshatin magjik.

Gazetare: K.Kule

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme