”Socca EuroCup 2025”, Shqipëria triumfon ndaj Çekisë dhe siguron kualifikimin në 1/16

Kombëtarja | 1 vit më parë

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit “Socca 6×6” ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, duke mposhtur Çekinë me rezultatin 2-1 dhe siguruar kalimin në fazën e 1/16-ave të Europianit që po zhvillohet në Moldavi.

Heroi i sfidës për kuqezinjtë ishte Steven Kodra, i cili realizoi dy gola të shpejtë në minutat 9 dhe 24, duke i dhënë ekipit avantazhin e nevojshëm për të marrë tre pikët vendimtare.

Çekia reagoi me një gol në minutën e 33-të, por Shqipëria ruajti avantazhin deri në fund dhe do të përballet me Francën në raundin e 1/16-ave.

Ky sukses vjen pas një performance të mirë të ekipit kuqezi në grup.

Tashmë vëmendja është e gjitha te përballja ndaj Francës, që do të luhet ditën e nesërme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme